Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Rikthimi i “sirenave” të 2019 në opozitë, a do të pendohen sërish?!

20:15 / October 2, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
saliberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Ka disa ditë që në mjedisin politik të opozitës janë rikthyer “sirenave” që po gumëzhijnë sinjalin e njohur për bojkot, përplasje, braktisje, përkatsisht mos dalje në zgjedhjet vendore të nëntorit, që sapodekretoi presidenti i Republikës.

Jo vetëm nga autorët e kësaj teze, por thjesht mënyra e rikthimit të saj, nuk duket gjë tjetër veçse supa e vjetër e përplasjes civile që u ruajt në frigorifer, po nxirrte sërish për tu ringrohur.

Kush ka ndjekur këtë diskurs përpara vitit 2019, e mban mend se djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nuk ishte një rrufe në qiell të pastër, apo një akt politik i papritur siç “di t’i bëj Lul Basha, surprise (kur shkarkoi doktorin)”. Më shumë se një vit rresht në panelet e darkës u thelluan gjatë, gjerë, por edhe thellë, tezat e revolucionit, arsyet e shpërthimit të tij, mjetet që do të përdoren dhe objektivat që do të arrihet.

Diskutimet e nipave postpellazgjikë të komandatit Che, ishin aq të detajuara sa nuk u harruar edhe përmendja e arsenalit të armëve, risjellja e vitit 1997, apo një romantikë e shtuar për armët artizanale të sulmit. Ku mund të përmendet pa asnjë drojë vepra që fliste për dashurinë për “bombën Molotov”. Poetja e njohur që mbushi popullin e 2 marsit me emocionet e spërkatur me benzinë sot nuk është aktive në politikë, por vepra mbetet ama.

Vetëm ka një gjë këtu, pasi për të gjithë atë lojë që e nisën sirenat, e urdhëroi doktori me presidentin, u fajësuan vetëm dy veta: Luli me Monikën. Por kjo e fundit i ra mohit dhe faji i mbeti Lulit. Të gjithë të tjerët, që nga circet e sirenat bëjnë sikur s’dijnë gjë. Të gjithë i bijnë mohit. Ka shumë gjasa që këtë të bëjnë edhe kur, pasi të thellohet hendeku politik në një bojkot eventual. Të thonë që fajin e ka luli i radhës.

Bojkoti, politikisht nuk ka sens në një sistem ku zgjedhjet janë pjesë e lojës dhe sistemit politik. Në çdo vend të botës, një parti braktis garën përpara se parashikon manipulimin. Kur ndodh e denoncon aktin dhe mban qëndrimin politik. Në Venezuelë, asnjëherë opozita nuk ka bojkotuar zgjedhjet, edhe pse janë burgosur rerët e saj, apo janë larguar në ekzil. Por kur ndodh ka denoncuar regjimin e Maduros. 

Opozita në Turqi, edhe kur burgosen liderët e saj nuk ka bojkotuar zgjedhjet. E vetmja forcë politike që ka hequr dorë nga zgjedhjet në vitin 2005, është Hamas. Pasi e ka përcaktuar qartë rrugën politike; me dhunë! E të gjithë e dijnë se Hamas nuk është një forcë që kërkon zgjedhje, por arritjen e objektivit me të gjitha mjetet.

Ka shumë gjasa që kjo gjuhë të përdoret edhe në ditët në vazhdim, pasi edhe ata përkrahës të Hamas që flasin në panele dhe e krahasojnë me UÇK-në, nuk janë aspak rastësi. Por një sinjal politik që kërkojnë t përçojnë në opinion.

2019 Opozite rikthimi sirenave ylli pata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.