Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rikthimi i studentëve/ Udhëzimi: Nga maskat dhe dorezat, tek mësimi në oborret e universiteteve, ja si do jepen leksionet

20:43 / May 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlcsnap 2020 05 25 20h00m37s373
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për kthimin e studentëve në auditore nga qershori deri në tetor, të ndarë në 4 periudha për shmangien e vendgrumbullimeve, universitetet kanë miratuar udhëzuesin për masat anticovid 19 te përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë.

“Rekomandohet që nëse është e mundur, mësimi të kryhet në ambjentet e jashtme. Si psh në oborret e institucioneve. Nëse nuk do të ketë një të tillë siç ka Fakulteti i Drejtësisë, atëherë studentët dhe personeli akademik do të zhvillojnë procesin mësimor në auditore. Gjithmonë duke respektuar distancën e përcaktuar 1.5-2 m larg njëri tjetrit. Por nuk do të lejohen të hyjnë brenda nëse nuk do të jenë të pajisur me doreza dhe maska”.

Teksa Ministria e Arsimit ka nxjerr urdhrin për institucionet e arsimit të lartë për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik, nga ana tjetër nëpërmjet kësaj shkrese i kërkon policisë së shtetit bashkëpunim.

“Kërkojmë nga ana juaj lejimin e personelit akademik e administrativ si dhe studentëve për të lëvizur në zonat e kuqe, për të përmbushur detyrimet. Ata do të qarkullojnë të pajisur me vërtetime të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë me automjete private”,shkruhet në dokumentin që ministria e arsimit i ka drejtuar policisë. Por pikëpyetje në këtë kohë kur është ndërprerë transporti publik, mbetet lëvizja e studentëve që nuk kanë makina.

Ndërsa fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka kërkuar rektoratit te Universitetit të Tiranës si dhe Ministrisë së Shëndetësisë për garantimin e sigurisë në punë me rikthimin në auditore me shtimin e shërbimit mjekësor. Por nuk ka marr përgjigje pozitive nga dekani i fakultetit ka vendosur të zhvillojë përsëritjet dhe provimet e të dyja cikleve të studimit për të gjithë studentët online. Ata që nuk do kenë mundësi, do të kenë një sezon posaçërisht për në shtator. 

4f1c73ec 9098 4a0e 95a4 04d24590ea2d

leksione UDHEZIMI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.