Këngëtarja Elsa Lila është rikthyer në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, pas 25 vitesh.
Në natën e dytë të festivalit, Lila ka performuar këngën “Evita”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë.
Në një postim, artistja ka falenderuar të gjithë për emocionet dhe dashurinë e ofruar.
“Falemnderit te gjitheve per emocionin dhe dashurine qe po me jepni!Kjo eshte dhurata me bukur ! Shihemi sonte ne Naten e trete” shkruan këngëtarja në postimin e saj.
Kënga “Evita” me të cilën ajo merr pjesë në festival, i dedikohet së bijës që mban këtë emër. Evita ishte gjithashtu e pranishme mbrëmë në Pallatin e Kongreseve.
Këngëtarja është edhe autore e tekstit prekës ku shpreh pritjen e gëzimin për lindjen e së bijës. Ajo zgjodhi për këtë performancë dirigjentin italian Enrico Melozzi, i cili vjen nga Sanremo.