Kjo godinë publike, është ndërtuar rreth 80 vjet më parë dhe siç duket, ka qenë pompoze për kohën.
Pavarësisht se e lartë vetëm me dy kate, madhësia, arkitektura dhe stili i saj nën ndikimet italiane, e bën këtë ndërtesë ende interesante edhe sot.
Në të u vendos dhe kryente funksionet e saj, Bashkia e qytetit të Korçës, e cila qëndroi aty deri pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë kohës së komunzimit, godina u tjetërsua për tu shndërruar në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi”.
Kohët e fundit, falë një investimi, ajo u rikonstruktua duke u rikthye në identitetin e saj fillestar, për të shërbyer si shtëpia e madhe e qeverisjes vendore.
Postime te ngjashme
Add A Comment