Rina Balaj është një ndër reperet më të komentuara të momentit, për shkak të stilit të veçantë dhe debateve që ka pasur me kolegët e saj. Rina ka ditur gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, karrierën e saj muzikore e ka nisur vite më parë dhe daljet e saj të para kanë qenë në “X Factor Albania”. Këngëtarja nuk e kaloi fazën megjithatë dëshira dhe pasioni nuk e ndaluan për të ecur para.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku poston foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private. Së fundmi, reperja ka postuar një video në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory e cila shihet në ambientet e palestrës duke bërë ushtrime, në të cilën tregoi linjat perfekte trupore.
E veshur me veshje sportive, teksa po u ushtronte në palestër, e gjithë vëmendja ishte tek të pasmet e saj.