Për shqiptarët, sidomos rinia që po ikën me gomone drejt Anglisë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi fajin e gjen tek legjislacioni i Britanisë. Në fjalën e tij në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, Çuçi tha se njerëzit duan të lëvizin.
“Njerëzit duan të lëvizin, të gjejnë një jetë më të mirë. Po shikoni sa janë ulur nga 65 mijë në 11 mijë kërkesat për azil në vendet e BE-së. Për çështjet e fluksit të emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, nuk kemi patur ndonjëherë marrëdhënie më të mirë me institucionet e Britanisë.
Numri është rritur, ai është një problem i Britanisë, pse është rritur po bëhet një analizë. Shumë shqiptarë që po arrijnë në Britaninë e Madhe janë shqiptarë që prej kohësh janë në emigracion në vendet e tjera të Europës dhe ikin drejt Anglisë”, tha Çuçi.