Një incident ka ndodhur në Kolegjin Zgjedhor ku po mbahet seanca për rinumërimin e 18 kutive të Kuçovës. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi ka ofenduar përfaqësuesin e KQZ, Ylli Merkajn, duke i thënë rrugaç, hajdut.
Maliqi pretendon dhe parregullsi në procesin e numërimit të votave në këtë bashki, Lefter Maliqi ka pasur një debat të ashpër me Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ, Ylli Merkaj.
Gjatë një ndërprerjeje të seancës, Merkaj u konfliktua me Maliqin, i cili po i filmonte me telefon dhe ka shkëmbyer akuza me njëri tjetrin, deri në përdorimin e fjalëve “Hajdut” dhe “rrugaç”.
Në zbatim të vendimmarrjes të një jave më parë, në Kolegjin Zgjedhor janë montuar pajisjet për 4 tavolina numërimi për 18 kuti, për të cilat Maliqi pretendon se kanë qenë jashtë këndit të shikimit të kamerës vëzhguese të KQZ në KZAZ-në e Kuçovës.
