Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Ripërsëritet qëndrimi: SHBA do të tërhiqet nga Siria

18:49 / January 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
usasyria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se tërheqja e plotë e trupave amerikane nga Siria, e njoftuar nga presidenti Donald Trump muajin e shkuar, do të ndodhë pavarësisht kritikave.

“Vendimi i Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Trump për të tërhequr trupat nga Siria është marrë. Ne do ta bëjmë këtë”, tha Mike Pompeo.

Pompeo i bëri këto deklarata gjatë një konference për shtyp në Kajro, përkrah ministrit të Jashtëm të vendit, Sameh Shoukry.

Kryediplomati amerikan ndodhet në një tur në Lindjen e Mesme, me qëllim kryesor për të sheshuar shqetësimet e aleatëve rajonalë për planin e papritur të tërheqjes amerikane nga Siria.

Trump gjeti shumëkënd të papërgatitur, kur deklaroi se Amerika do të tërhiqte trupat nga Siria, pasi grupi i ashtuquajtur “Shteti Islamik” ishte mundur, por janë të shumtë ata që mendojnë se kjo tërheqje e parakohshme do të çonte në një rizgjim të grupit.

Sidoqoftë, nga Egjipti Pompeo tha se Uashingtoni do të vazhdojë të përfundojë luftën kundër militantëve të grupit të Shtetit Islamik, duke shtuar se Amerika do të mbetet partnere e palëkundur në Lindjen e Mesme.

Ai arriti në Egjipt të enjten, pas vizitave në Jordani dhe Irak. Nga Egjipti, Pompeo do të vazhdojë për në shtetet e Gjirit Arab.

qendrimi siria terhiqet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.