Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca i është përgjigjur letrës së kryetares së bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, lidhur me bllokimin e buxhetit të kësaj bashkie.
Soreca shpreh shqetësimin për mosmiratimin e buxhetit e për pasojë shërbimeve për qytetarët e kësaj bashkie. Megjithatë në letrën e tij përfaqësuesi i BE-së në Shqipëri thotë se institucioni që drejton nuk mund të përfshihet në debatet politike të institucioneve shqiptare.
Lexo edhe: Prrenjas: Bllokohet buxheti për vitin 2019
Në një postim në Facebook vetë kryetarja e bashkisë Miranda Rira akuzon deputetin Nuri Belba se po bën presion këshilltarëve për mosmiratimin e këtij buxheti.
“I bejme thirrje ne veçanti, llogaritarit te kooperatives se tipit te larte, pseudo-deputetit Nuri Belba , mos vazhdoje me presionet e tij ndaj keshilltareve, te cileve duke ngrene gjize neper lokale ju thote: “mos e miratoni buxhetin ose e shtyni sa me gjate, qe kur te vime ne, te kemi naj lek”. Duke bllokuar ushqimin e femijeve ne kopesht dhe ne çerdhe, duke lene 40.000 mije banore pa sherbime, duke lene Prrenjasin te fundit nga 61 bashki te vendit tone, “nuk keni per te ardhur kurre” , por do ta merrni pas qafe, ate qe meritoni”, shkruan Rira.