Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka përgënjeshtruar sot Sali Berishën. Kjo lidhur me deklaratat e tij se administrata e Bashkisë së Tiranës po djeg dosje. Ristani tha se lajmi i shpërndarë me dashakeqësi nuk është vërtetë. ”Ne nuk jemi trembur as nga letrat anonime. As nga ato me autorë dhe as nuk do të trembemi nga të tilla denoncime. Kjo për asnjë arsye tjetër përveç punës që na ka nderuar e na e mban kokën lart dhe shikimin në sy për çdo qytetar të këtij qyteti që nuk do të ndalet”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
