Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani shprehet se hapja e fushatës nga PS-ja u bë për të përcjellë mesazhin se kjo parti politike punon pa zhurmë dhe pa sherre.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Ristani thotë se opozita që tek premtimi për transportin publik falas, e ka humbur kontaktin me qytetarët teksa shprehet se problemi që kanë qytetarët nuk është bileta, por shpejtësia e lëvizjes me urbanë.
Anuela Ristani: Ideja që fushata u hap me një gjest aq modest nuk do të thotë se nuk mbledh dot qytetarët. Nuk ishte çështja për të treguar turma sepse njerëzit kanë pasur mjaftueshëm toksina dhe helm në Shqipëri. Pema i bën më mirë të gjithëve. Mesazhi i PS ishte që ne punojmë për të gjithë pa shumë zhurmë dhe sherr. Nuk ka nevojë për t’u zmadhuar. Që tek autobusi falas e kanë humbur kontaktin me qytetarët sepse e para kërkesë që kanë ata që përdorin transportin falas është shpejtësia e autobusit se sa bileta që paguhet sot. Qesharake si premtim dhe nuk ka asnjë bazë as funksionale dhe nëse më jepni një shembull se pse ka funksionuar, unë ju jap dorën. Transporti publik në Shqipëri, problemin e tij të parë e ka tek shpejtësia dhe është korrektesa. Skema e transportit publik falas nuk funksionon në asnjë vend të botës pikë, është absurde.