Ditën e së hënës në Londër, këngëtarja Rita Ora ka darkuar me mikun e saj Liam Payne, 25 vjeç, në klubin e anëtarëve private të Annabel. Mos të harrojmë se Liam Payne sapo është ndarë nga lidhja e bujshme me modelen e famshme Naomi Campbell, ndërsa Rita Ora i dha fund lidhjes me aktorin Andreë Garfield.
Rita dhe Liam kanë kohë që njihen bashkë që kur sollën hitin e filmit “50 Shades of Grey”, “For You”, që ngjalli shumë thashetheme se mund të kishte një lidhje romantike mes tyre.
Nuk dihet asgjë se çfarë ka mes tyre, por shpresojmë që mbrëmja e tyre të ketë qenë e bukur.