.
Rita Ora është një nga këngëtaret më të preferuara dhe të dashura për publikun në mbarë botën.
Ka lindur në Kosovë para se të shkojë në Britaninë e Madhe si fëmijë. Ajo fitoi famë pas nxjerrjes në shitje të albumit debutues, në vitin 2012.
Në disa intervista, këngëtarja ka thënë se “nuk e kam prioritet kryesor” një romancë pasi, është e përqendruar në karrierën muzikore.
Thuhet se u nda me aktorin “Spider-Man”, Andrew Garfield në mars dhe së fundmi raportohet se është lidhur me Liam Paynen.
Ajo ka dhënë një deklaratë për revistën “The Sun”, ku është shprehur se e kishte të vështirë që të lidhej me ndonjë djalë.
“Por nëse është shumë e vështirë, kjo vërtet konfirmon se nuk është koha e duhur. Jam lidhur me çdo njeri me të cilin jam takuar. Por, për të qenë vërtet e sinqertë me ju, tani një marrëdhënie nuk është përparësia ime kryesore. Por unë nuk dua ta lë edhe atë vonë, sepse dua të kem një familje madhe në të ardhmen”- thotë Rita.
Këngëtarja e cila është gati të nisë një turne evropian për albumin e fundit, Phoenix, gjithashtu hodhi poshtë raportet që e lidhin me britanikun.
“Unë e di që njerëzit kanë thënë se kam diçka me Liam Paynen, por ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë dhe ne jemi bërë miq të ngushtë. Është e pazakontë të shohësh një djalë dhe një vajzë si miq të ngushtë dhe është e pazakontë që dy njerëz të famshëm të kenë një lidhje dhe jo të lidhin”- u shpreh këngëtarja.