Rita Ora ka konfirmuar se do të vazhdojë të mbajë mbiemrin e saj pasi u martua fshehurazi me regjisorin Taika Waititi.
Në një intervistë të fundit Rita Ora tha se nuk e ka marrë mbiemrin e burrit të saj, pavarësisht spekulimeve për të kundërtën vitin e kaluar.
“Unë ende quhem vetëm Rita Ora”, konfirmoi ajo, pasi u pyet nëse tani mbiemri i saj ka ndryshuar në “Ora-Waititi”. Ajo shtoi se “ka qenë një vorbull e tillë, e gjithë përvoja”.