Shkrimtarja Rita Petro nuk e mohon që i pëlqen shumë jeta e natës, dhe se ndihet keq nëse nuk shkon të paktën 1 herë në javë.
“Më pëlqen vajtja në pub-e. Pavarësisht se jam në këtë moshë më pëlqen shumë, festat më pëlqejnë shumë dhe më pëlqen sidomos të vishem me të zeza, të vë aksesorë të zinj, kam qejf kur shkoj atje. Në përgjithësi më pëlqejnë aksesorët sportivë. Edhe në Shqipëri, edhe jashtë vendit kam qejf kur i frekuentoj pub-et. Edhe në Shqipëri bëhet shumë mirë, sidomos dhe në Kosovë, në Prishtinë, kënaqem jashtë mase. Po të më mungoj një herë në javë ndihem shumë keq, duhet të shkoj të paktën një herë në javë”, u shpreh Petro në një intervistë për “Good morning Albanians”.