Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rithemelimi: Duam më shumë numra se Basha në Komisione! Alibeaj: PS pazar me Zgjedhoren

14:52 / March 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kuvendi i Shqiperise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seancat e kaosit në Parlament duket se po shkojnë drejt fundit. Maxhoranca dhe opozita kanë shkrirë akujt mes tyre dhe janë ulur në negociata.

Vetëm disa ditë më parë, me shtysë të ndërkombëtarëve, Lindita Nikolla ia ka dalë të ulë në një tryezë kryetarin e grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçin dhe drejtuesin e deputetëve të opozitës Gazment Bardhin. Në këtë tryezë janë ulur dhe kryetarët e dy grupeve të tjera parlamentare të opozitës Mesila Doda dhe Dashamir Shehi.

Në takim siç burime konfirmojnë janë diskutuar kërkesat me të cilat opozita kushtëzon rikthimin në normalitet të Kuvendit: Komisionet Hetimore dhe përfaqësimi në Tryezën për Reformën Zgjedhore. Mësohet se PS ka rënë dakord të pranojë dy komisione hetimore, që do të jenë në dorën e opozitës se për çfarë objekti, me kushtin që ai të jetë konkret.

Gazment Bardhi pohoi pas takimit se: “Kemi qenë dhe mbetemi për dialog politik me mazhorancën, me të vetmin kusht respektimin e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Si kryetar i grupit parlamentar të PD kam qenë dhe jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet brenda Kuvendit të Shqipërisë. Nuk i jam shmangur kurrë përballjes në këtë drejtim”.

Shumë detaje nuk jepen për negociatat që po bëhen për kërkesën tjetër të tij, për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn si bashkëkryetar të Komisionit të Reformës Zgjedhore, komision të cilit mandati i mbaron brenda muajit. Po tentohet të krijohet një tjetër nënkomision me afat derisa Reforma Zgjedhore të konkludohet, në të cilin Bardhi kërkon të përfaqësohet me më shumë numra se Basha.

“Unë besoj se gjithëpërfshirja dhe konsensusi, si dhe respektimi i përfaqësimit real të opozitës sa i takon Reformës zgjedhore, ka qenë dhe mbetet një kërkesë e drejtë e opozitës. Pra kërkesa jonë lidhet me të drejtën e përfaqësimit real të opozitës në këtë proces dhe sigurisht që asaj kërkese i qëndrojmë”, thotë Bardhi. 

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, zgjodhi të mos komentonte uljen në bisedime me Rithemelimin e aleatët e tij opozitarë.

Jashtë këtyre negociatave ka ngelur PD e Lulzim Bashës e cila nuk i është bashkuar kaosit, skenar të cilin e ka quajtur të dirigjuar nga Edi Rama e Sali Berisha.

PD në një reagim ironizon uljen e PS me Bardhin në një tryezë duke thënë se kaluan nga revolucioni në tavolina pazaresh, ndërsa Rama ndryshoi qëndrim për “non gratat”.

Komisione pazar rithemelimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.