Demokratët e grupimit të Rithemelimit në selinë blu po bëhen gati për të zgjedhur drejtuesit e rinj në qarqe, lëvizje kjo në akudër të organizimit për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Gazetari Isa Myzyraj ka zbardhur dhe disa prej emrave që përfliten për të drejtuar degët më të rëndësishme të vendit.
“Kështu një lëvizje interesante është ajo e Luçiano Boçit, i cili duket se ka vendosur të largohet nga Elbasani ku është zgjedhur deputet prej disa mandatesh por dhe ku kandidoi për kryetar të bashkisë së këtij qyteti. Boçi pritet të marrë drejtimin e selisë blu të Shkodrës, ndërsa në Elbasan pritet të jetë Belind Këlliçi.
Në Lezhë dy janë emrat që përfliten mes Agron Gjekmarkajt dhe Gjin Gjoni. Në Kukës pritet të jetë Flamur Hoxha; në Has dhe Tropojë Isuf Çela; në Dibër Xhelal Mziu, në Durrës diskutohen emrat e Oerd Blykbashit dhe Igli Carës. Në Vlorë ndërkaq përfliten emrat e Bujar Leskajt dhe Ina Zhupës; Në Berat, Eno Bozdo; në Korçë, Ervin Salianji; Në Lushnjë- Divjakë, Saimir Korreshi; Në Fier – Patos – Mallakastër, Luan Baçi.
Ndërsa Tirana do të ketë 4 drejtues: Flamur Noka, Albana Vokshi, Dhurata Çupi dhe Klevis Balliu.
Ndërkaq Gazment Bardhi përflitet se mund të zgjidhet mes Fierit dhe Durrësit”,