Epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet se Shqipëria po arrin skenarin më të keq nga pandemia e COVID-19 . Mjeku shprehet se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë por edhe të dhënave të përditësuara, vendi ynë është në nivelin më të lartë të transmetimit komunitar të koronavirusit.
“Ne jemi në transmetim komunitar të nivelit më të lartë, ai C4 sipas OBSH. Po t’i merrni indikatorët tonë ne jemi qartësisht në transmetim komunitar sipas skenarit më të keq të mundshëm. Jemi relativisht qëndrueshëm po skenari është ky” thotë për A2 epidemiologu Ilir Alimehmeti.