Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rival i Ervis Martinajt, kush është “Doqja”, plani për vrasjen e “mbretit të kazinove”

11:59 / May 17, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rival i Ervis Martinajt kush eshte Doqja plani per vrasjen e mbretit te kazinove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatmir Hyseni alias Doçja është një nga kontigjentët e krimit për të cilin SPAK ka lëshuar sot masën e urdhër arrestit.

Fatmir Hyseni njihet në Vlorë me nofkën “Doqe” dhe ka një të kaluar kriminale të “pasur”. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë si një nga bashkëpuntorët e vrasjes së vëllait të Viktor Ymerit në Vlorë, ose siç njihet ndryshe në këtë qytet si “Tori i Xhihanes”.

Sipas informacioneve që policia e Vlorës ka referuar në policinë e kryeqytet për Fatmir Hyseni, vrasja e vëllait të Viktorit ka ndodhur në Vlorë në vitin 1999, dhe ai ashtu si dhe vetë Viktori, ka qënë daja i Edison Harizaj, i konsideruar në Vlorë si “i paprekshmi”, por i vrarë me 52 plumba në 7 nëntor 2018 në dalje të Durrësit, ku së bashku me të mbeti i vrarë dhe Genci Caci.

Prokuroria ka të dhëna se “Doqja” është anëtar i grupit kriminal “Duka” dhe dyshohet gjithashtu se është një personat e përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko.

Klani “Duka”, ose siç njihet ndryshe në Tiranë si “banda e Romëve”, ka kontraktuar Fatmir Hysenin nga Vlora pjesë e “grupit të Çamëve” për të eleminuar fizikisht, Santiago Malkon, ky i fundit shok i biznesmenit të lojrave të fatit Ervis Martinaj.

Klani “Duka” është një nga grupet kundërshtare të Ervis Martinajt, ku në vitin 2021 me zbardhjen e dosjes hetimore që çoi në burg Ardjan Ahmetin, Dejvison Serjanin dhe të fejuarën e këtij të fundit, u zbulua se si krijuan kushte për eleminimin e tij. Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni kanë patur në plan eliminimin fizik të Ervis Martinaj.

Vrasja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BME X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

Forca të shumta policie janë mobilizuar këtë të premte në disa qytete të Shqipërisë për të ekzekutuar urdhër arrestet e lëshuara për personazhe të njohur të botës së krimit që kanë tërhequr vëmendjen e mbarë opinionit publik për ngarje të bujshme kriminale ndër vite.

Aksioni blic u shtri në Lezhë, Kurbin, Nikël, Fushë Krujë, Tiranë, Shkodër e Vlorë. SPAK ka lëshuar 43 urdhër arreste.

Vizion Plus ka mësuar emrat e 11 kontigjentëve të krimit për të cilët SPAK ka lëshuar masa arresti.

Ata janë:

Leonard Duka
Erlis Duka
Fatmir Hyseni alias Doçja
Arben Ndoka
Xhevi Ndoka
Albert Zaja
Valter Bami
Durim Bami
Astrit Avdylaj
Plaurent Dervishaj
Endrit Dokle

Ervis Martinaj Fatmir Hyseni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.