Përgatitja: 10 min – Pjekja: 20 min – Sasia: 2 Persona
Rizoto me spinaq është një pjatë e parë e shëndetshme dhe tepër e shijshme.
Përbërësit
350 gr oriz Olim
300 gr spinaq i freskët
1 L lëng perime
50 gr gjalpë
50 gr djathë parmigiano
1 qepujkë
piper i zi
kripë
Përgatitja
Për të përgatitur në mënyrë të përdorur rizoto me spinaq të freskët, si fillim duhet të grijmë hollë qepën. Më pas me pak gjalpë e kalojmë në një enë në zjarr të ulët. Sapo fillon të zverdhet pak shtojmë orizin Olim. E lëmë për disa çaste të kaurdiset me qepën. Më pas fillojmë hedhim pak nga pak nga lëngu i perimeve.
Ndërkohë përgatisim dhe spinaqin duke e larë mirë në ujë të rrjedhshëm dhe më pas e thajmë më letër kuzhine. 5 minuta pasi të jetë gati orizi shtojmë spinaqin ne tavë dhe pak lëng perimesh. Rregullojmë dhe kripën e pjatës së parë rizoto me spinaq.
I lëmë dhe për disa çaste të tjera dhe më pas i heqim nga zjarri dhe shtojmë gjalpin së bashku me djathin parmigiano reggiano të grirë. E trazojmë rizoto me spinaq që të përzihen të gjithë përbërësit.
Pjata e parë rizoto me spinaq të freskët është gati. Për të përgatitur këtë recetë kemi përdorur orizin cilësor Olim, ideal për rizoto.
E shërbejmë orizin me spinaq nëpër pjata dhe nëse dëshirojmë mund të shtojmë sipër pak djathë të grirë
