“Dritarja ishte pak e hapur dhe nga aty u qëllua”, ka deklaruar bashkëshortja e Roan Brahimit, 32-vjeçarit i cili i ekzekuta mbrëmjen e së enjtes (9 Maj) në sheshin qendror të Bajronit.
Gruaja është shprehur se po prisnin fëmijën e tyre, kur atentatorët u afruan dhe më pas qëlluan.
“Prisnim të vinte fëmija dhe më pas pashë motorin që po vinte dhe e qëlluan”, deklaroi ajo. Dy personat që ndodheshin në motor më pas u “zhdukën” nga vendgjarja.
Në fakt, i riu, sipas të dhënave jozyrtare është një nga rivalët e deklaruar të Ervis Martinajt, e për pasojë në disa raste emri i tij është shënuar në listën e personave që duhej të merrej në pyetje.