Robert Aliaj është një ndër personazhet më kontroversialë të ekranit shqiptar dhe ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të tij.
Ai ka qenë pjesë e televizioneve të ndryshme, së fundmi si pjesë e panelit të ‘Dance With Me’. Ndërsa tani pritet që shumë shpejt ta shohim në një tjetër ekran, por me një emision tërësisht të vetin.

Në profilin e tij në ‘Instagram’, Roberti ka publikuar spotin e emisionit “Vetëm një natë” që do transmetohet çdo të shtunë në orën 22:30 në “Ora News”. Siç kuptohet nga reklama, duket se Roberti përgjatë çdo të shtune do të udhëtojë në vende të ndryshme të Shqipërisë për të sjellë më afër realitetin e personave të thjeshtë të vendit.

