Robert Berisha ka treguar për takimin e parë të dy vajzave të tij, Renee dhe Arona, të cilat jetojnë në shtete të ndryshme.
Këngëtari dhe moderatori i njohur u shpreh se Arona, e cila ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore, ka ardhur rallë në Shqipëri dhe është takuar vetëm me Robertin.
Ndërsa tregoi se verën e kaluar vendosi që t’i takojë të dy vajzat me njëra tjetën për herë të parë në Londër.
Ai mori vendimin për shkak të dëshirës së Renee, e cila ka ardhur në jetë nga martesa me Nora Istrefin, për të pasur një motër ose vëlla.
“Kam dy vajza, të madhen në Londer dhe të voglën në Prishtinë. Verën e kaluar janë takuar për herë të parë me njëra-tjetrën. E dyta ka ardhur me martesë, te e para s’kam qenë as në lidhje.
Shumë rrallë ka ardhur në Shqipëri vajza e madhe dhe më takonte vetëm mua. E mora dhe i thashë do ikim dikund se kjo vdes për motër ose vëlla se i ka bërë 8 vjeçe… dhe e takova e motrën”, është shprehur Robert Berisha.