Robert Aliaj ka reaguar lidhur me deklaratën e Lorencit bërë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, i cili tha se ka pasur një lidhje me Keisin.
I ftuar në “Shqipëria live”, Roberti tha se reagimi i Kristit ishte shumë qytetar pas gjithë atyre çfarë i bënë pas kurrizit.
“Ata të dy që ça nuk bënë pas kurrizit dhe Kristi nuk reagoi aspak. Kristi edhe është bullizuar shumë dhe i janë vënë shumë epitete. Ka pasur një presion shumë të madh dhe askush nuk iu afrua t’i thotë që ke të drejtë. U shit për mik i familjes dhe doli komplet tjetër. U fut për destabilizim”, tha Roberti.