Jesé Rodríguez, lojtari aktual i Ankaragucu në ligën turke, dikur te PSG dhe Real Madridi, foli në mikrofonat e “Cadena Ser” për Kylian Mbappé. Lojtari iberik ka rrëfyer bisedën e tij me yllin francez, kur i tha se do të shkonte te Real Madridi. Një bisedë që nuk është përsëritur, sipas lojtarit, edhe pse ka folur për atë që ka ndodhur.
Ish-lojtari i Real Madridit dhe PSG-së ndër të tjera ka folur edhe për faktin se “të gjithë lojtarët marrin vendime”, ndonëse ka nënvizuar se “njerëzit e tjerë nuk mund të ndërhyjnë, nuk mund t’i thonë një futbollisti se ku duhet të luajë”.
Një aludim i drejtpërdrejtë për Emmanuel Macron dhe Kylian Mbappé, pasi ai përfundoi duke e ilustruar shembullin kështu: “Presidenti i Francës nuk mund t’ju thotë të mos shkoni aty ku dëshironi, t’ju detyrojë të qëndroni në Paris. Ky është një opsion më shumë personal sesa profesional”.
Jese, tashmë 30 vjeç, po mendon për të ardhmen e tij, pasi pranoi se kur të pensionohej do të donte të bëhej trajner. Futbollisti pranoi se i pëlqen të shikojë futboll dhe ndjek La Liga-n rregullisht: “Unë shikoj ndeshje nga Kategoria e Dytë, Kategoria e Parë, Premier, liga të tjera… Shikoj shumë futboll”.
Për La Liga-n, ku luan Real Madridi, për të cilën pati kohë të dedikonte disa fjalë dhe të analizonte situatën pas Kupës së Botës, ai tha: “Kanë mbetur ende shumë javë në kampionat, por besoj se Reali është aty për të luftuar.
Kam besim se do ta fitojë sërish titullin. Real Madridi nuk duhet marrë kurrë i dorëzuar, në asnjë kompeticion, sepse është skuadra më e mirë në botë”.