Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Roli i inspektorit të arrestuar brenda grupit të trafikantëve të kokainës,ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve

16:29 / March 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
433599388 731415195852175 1043390354505364439 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas arrestimit të tre të rinjve të cilët rrezikuan jetën e agjenteve të antidrogës në Rrugën e Kavajës policia prangosi dhe një koleg te tyrin. Bëhet fjalë për Ervis Shkurtën, me detyrë inspektor në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit zyrtar të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Shkurta dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin prej 3 personash të cilët u kapën në momentin kur do të bënin shkëmbimin e 1 kg kokaine pranë Lidhjes së Shkrimtarëve.

Me lidhje të ngushtë me njërin prej tyre, sipas AMP, inspektori i arrestuar ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e kokainës si dhe ka pasur dijeni të plotë mbi personat dhe vendin ku do të bëhej shkëmbimi i lëndës narkotike.

Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmani së bashku me Shkëlqim Ostrenin dhe Igli Begajn ranë në pranga teksa do shkëmbenin kokainën. Agjentët e antidrogës që ndiqnin lëvizjet e tyre sapo hynë në një rruge pa dalje i bënë shenjë të ndalojnë, por Sulejmani tentoi të largohet duke e përplasur automjetin e policisë dhe duke rrezikuar jetën e efektivëve.

Në këtë moment njëri prej tyre qëlloi në kushtet e vetëmbrojtjes duke lënë të plagosur Sulejmanin, jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore nuk rezultoi që efektivët e policisë të kenë bërë shkelje për shkak se atyre u rrezikua jeta.

Ervis Shkurta Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.