Roma dhe Milani, kanë ndarë nga një pikë mes tyre, në ndeshjen që u luajt në “Olimpiko”. Të dyja skuadrat kanë shënuar nga një gol.
Të parët ishin kuqezinjtë të cilët shënuan me anë të Piontek në minutën e 26-të, pas një asisti të Paketës. Pjesa e dytë nisi e furishme dhe Roma në minutën e 46-të barazoi me anë të Zaniolos.
Kështu të dyja ekipet pas këtyre golave, ishin të trembura se mos dilnin të humbura. Tashmë Milani është në vendin e katërt, vend që të çon në Ligën e Kampionëve. Ndërsa Roma është në vendin e pestë me një pikë më pak se kuqezinjtë.
Gara për vendin e katërt do të jetë shumë e ashpër, pasi deri tani janë Roma, Milan, Atalanta, Lacio dhe Sampdoria ato që po luftojnë për Champions.