Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Romanca mes Heidit dhe Romeos, banorja shpjegon ndjesitë: I marr gjërat seriozisht! Aktori: Më frikësojnë muret

22:22 / February 13, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Heidii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Heidi dhe Romeo kanë nisur një njohje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin.

Megjithatë, ata nuk janë deklaruar çift dhe as nuk kanë shkëmbyer puthje. Gjatë spektaklit të sotëm, dy banorët rrëfyen ndjesitë, por edhe hezitimin për të vazhduar këtë romancë në “reality show”.

Romeo u shpreh se “muret” e shtëpisë e pengojnë, ndërkohë që edhe Heidi tha se dëshiron të jetë e kujdesshme, pasi i merr raportet shumë seriozisht. Marrëdhënien e konkurrentëve e komentuan edhe dy opinionistët. “Më duket sikur të dy kanë lindur bashkë, por kam frikë e babit të Heidit”, u shpreh Ori Nebiaj, duke iu referuar lidhjes që ajo nisi në “Grante Fratello” dhe e ndërpreu pas hyrjes së të atit.

Heidi: Kemi një pëlqim, po njihemi, po e marrim shtruar. Jemi të dy njerëz racional, që i marrim gjërat me kujdes.

Romeo: Sa bukur që flet.

Ledioni: Dukeni që kemi shumë kimi me njëri-tjetrin. Por, a ka një gjë që juve ju pengon ose ju spraps?

Heidi: Për mua po, sepse i marr gjërat seriozisht. Unë kam jetën në Itali dhe Romeo dhe është këtu. Nuk kam qejf të luaj me dikë. Nëse bëhet vërtetë serioze, duhen parë gjërat.

Ledioni: Romeo, do ikje në Itali?

Romeo: Sigurisht që jo. E vetmja gjë që më pengon janë këto muret.

Ledioni: Muret përgjithësisht janë në kokat tona, nuk ekzistojnë.

Arbri: Mua më ka pëlqyer që nga fillimi kjo romancë. Romeo është djalë që e njeh këtë format. Duke e ditur që historitë rozë aty janë interesante, duket sikur e stopojnë, kërkojnë më shumë kohë. Më duket pak strategji nga ju, që ta merrni avash avash.

Romeo: Duke parë situatat në shtëpi. Kjo goca është në nominim sot. I mendoj 10 herë gjërat, nuk dua të jem unë arsyeja që Heidi të mërzitet, të sulmohet.

Ledioni: Heidi është aq e lezetshme, sa nuk nguron fare të bëjë atë kthimin e syve sa herë them unë diçka.

Romeo: Kjo s’ka të bëjë me strategjinë, ka të bëjë me frikën.

Arbri: Për sa kohë rrini 20 orë me njëri-tjetrin, puthja nuk ju pengon.

Ori: Heidi është në nominim sot për shkak të Romeos. E kotë të themi që s’po e cënojnë njëri-tjetrin. Duam apo, këto janë disa kosto që nuk i evitojmë dot, por mendoj se është më e fortë kur ti je pozicionuar, kur thua ‘po, unë i qëndroj në krah’. Tjetra është, që mua më duket që këta të dy kanë lindur bashkë. Kur ju shoh bashkë, më bëni të dua të dashurohem. Romeo, je bërë një arush i vërtetë emocionesh. Heidi, ku ndryshon kimia që po përjeton me Romeon me diçka të mëparshme?

Heidi: Ka diferencë. Çdo situatë është ndryshe nga tjetra, unë i jetoj gjërat me shumë natyralitet, me spontanitet. Nuk kam një përgjigje, po e jetoj si më vjen.

Ori: Më pëlqeni aq shumë ju të dy, sa kam hallin e babit tënd.

Romeo: Ore, e kisha harruar këtë.

Heidi romance Romeo Veshaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.