Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Romancë me “killer-in” shqiptar? Trejsi Sejdini del në dosjen e SPAK

19:59 / May 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trejsi sejdini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk është hera e parë që emrat e vajzave të njohura të showbiz-it shqiptar të dalin në dosje hetimore që lidhen me personazhe krimi të shumëkërkuar nga autoritetet. Këtë herë në “kurthin” e SPAK duket se ka rënë modelja dhe njëkohësisht ish-Miss Universe Albania, Trejsi.

Kjo për shkak se bukuroshja shqiptare e cila vitet e fundit ka jetuar mes Amerikës dhe Shqipërisë është përfolur për lidhje me Leonard Dukën, kreun e klanit Duka, megjithëse nuk e ka konfirmuar asnjëherë publikisht.

Megjithatë u desh një megaoperacion i Prokurorisë së Posaçme Anikorrupsion që e vërteta të dilte. Në dosjen hetimore thuhet se Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500$ Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në New York. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.

Në dosje zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.

Pjesë nga dosja:

81 I. Me datë 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi të cilit i referohet me pseudonimin “bace”, i jep porosi që të shkoj në Western Union dhe t’i nis 500$ Trejsi Sejdini në New York. Në vazhdimësi Leonardi i shkruan që paratë t’i nisë në emrin e Klevin Halili. Drianto i dërgon fotografi të dërgesës që ka kryer, ku dallohet emri i dërguesit Drianto Bardhi dhe pritës shtetasi Klevin Halili.

Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS për shtetasen Trejsi Sejdini ka rezultuar që kjo shtetase më datë 10.02.2019 ka udhëtuar bashkë me shtetasin Leonard Duka me automjetin me targa AA843VU duke kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë.

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme u kërkua ne burimet e hapura për shtetasen Trejsi Sejdini dhe shfaqen artikuj mediatik në lidhje me faktin që kjo shtetase është lidhje e shtetasit Leonard Duka.

Leonard Duka njihet si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Trejsi Sejdinit i është sekuestruar dhe një automjet në atë kohë, që sot është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore.

Leonard Duka romance trejsi sejdini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.