Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Romani ”Diamanti”, Alfred Peza vjen me një udhëtim magjik drejt thellësisë së shpirtit njerëzor

15:59 / June 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 06 11 155635
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Alfred Peza rikthehet me një tjetër vepër që premton të lërë gjurmë të thella, me romanin “Diamanti”, botim i Shtëpisë Botuese “Mediaprint”. I ndërtuar me finesën e një rrëfimi që ndërthur realitetin me trillimin letrar, ky libër na fton në një udhëtim magjik drejt lëndinave të brendshme të shpirtit njerëzor, shkruan Bordo.

Peza shpalos një univers ku realiteti ndërthuret mjeshtërisht me elementë të realizmit magjik, duke sjellë një histori që njëkohësisht frymëzon dhe sfidon. “Diamanti” nuk është thjesht një roman, por një metaforë e fuqishme për udhëtimin e jetës dhe transformimin që lind nga përballja me vështirësitë më të mëdha.

Personazhet ndjekin ëndrrën më të guximshme përjetësinë dhe janë të gatshëm të kalojnë përmes presionit të jashtëzakonshëm që e shndërron jetën e tyre në diçka të çmuar, si një diamant. “Diamanti” është një roman që shkon përtej fjalëve dhe na kujton se shpeshherë, ajo që kërkojmë më larg, ndodhet më pranë se sa mund ta imagjinojmë. Libri pritet të ngjallë interes të gjerë jo vetëm për stilin e veçantë të të shkruarit, por edhe për mesazhin e tij të thellë motivues. Për këdo që është në kërkim të një ndryshimi rrënjësor në jetë, “Diamanti” mund të jetë udhërrëfyesi i shumëpritur.

Alfred Peza diamanti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.