Festë për një natë pa fund në “Air Albania Stadium” por edhe jashtë në rrugët e Tiranës për romanët. Gëzim shfrenuar me lojtarët në fushën e lojës.
Fundi i 90 minutave që i dhuroi Romës një trofe ndërkombëtar dhe Mourinhos një tjetër kupë kontinentale, u festua gjatë në shkallët e stadiumit dhe në kryeqytetin shqiptar.
Në krahun tjetër, holandezët u larguan nga stadiumi me kokën ulur dhe dukshëm të zhgënjyer për humbjen që nuk do ta harrojnë asnjëherë.