Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë duke përjetuar një histori të bukur dashurie dhe kjo nuk ka më dyshime.
Pak ditë më parë “Iconstyle.al” publikoi një foto të Romeos ku shfaqej me motrën dhe mbesën e Jonidës, duke vërtetuar se marrëdhënia e tyre është serioze dhe tashmë Romeo është njohur edhe me familjarët e këngëtares.
Historia e tyre e dashurisë është në periudhën më të mirë dhe Romeo ka pranuar për herë të parë se është i dashuruar marrëzisht me Jonidën.
Në një intervistë për “Living.al” aktori ka treguar se ka rënë në dashuri vetëm një herë në jetë dhe ajo është vajza e fundit me të cilën është i lidhur, pra Jonida Maliqi.
Kujtojmë se në daljen e tyre të parë publike, Romeo puthi papritur Jonidën dhe ky moment romantik bëri xhiron e rrjetit.