Situata në klubin e Arsenal edhe në këtë sezon nuk është pozitive teksa ekipi renditet në vendin e dhjetë të klasifikimit. Kjo pasqyrohet edhe te zëvendësimi në mes të sezonit i trajnerit Emeri me Artetën. Megjithatë, pavarësisht problemeve, talenti i skuadrës Gabriel Martineli ia ka dalë të tregojë vlerat e tij. 18-vjeçari ka ditur të shpërblejë sa herë i është dhënë besimi, ndërsa braziliani ka shënuar 10 gola në 21 ndeshje.
Ndërkohë, një vlerësim i madh ka ardhur për Martinelin nga ana e Ronaldinjos. Një nga legjendat e futbollit botëror është shprehur me superlativa për futbollistin e Arsenal. “Ne si brazilianë jemi shumë të entuziazmuar për të dhe të ardhmen e tij. Ndryshon fakti të kesh një talent nga ai i të pasurit një talent 18-vjeçar por me shumë konfidencë.
Ai më kujton Ronaldon në sezonin e parë në Europë. Ai shënoi 30 gola dhe njerëzit mendonin se kush ishte ky djalosh 18-vjeçar nga Brazili. Ai kërkonte topin, futej në driblim pa frikë pavarësisht kush ishte futbollisti përball apo se kundër kujt ekipi luante. Dhe shoh një ngjashmëri edhe te sjellja e Martinelit. Ai do të shënojë, të kërkojë topin. Ronaldo u bë më i miri në botë dhe ky mund të jetë edhe qëllimi i Martinelit”, u shpreh Martineli.