Ish-sulmuesi brazilian Ronaldinjo ka telashe me drejtësinë tashmë në vendlindjen e tij, Brazili, ku akuzohet për mashtrim.
Ndaj tij është ngritur akuza pas hetimit rreth kompanisë “18kRonaldinho”, që u premtonte investitorëve 2% fitime nëse depozitonin minimalisht 30 dollarë në kriptomonedha. Ai është kërkuar disa herë që të paraqitet para një komisioni të Parlamentit brazilian.
Por mosparaqitja a tij ka shtyrë sot Aureo Ribeiro, presidentin e këtij komisioni, që ta thërrasë nesër përsëri, duke paralajmëruar se në rast të kundërt do të kërkojë zyrtarisht nga policia që ta sjellë me forcë për të dëshmuar.