Ronaldo hyri me “shpatë” në dorë dhe sulmoi Dean, Keisin dhe Nitën që sipas tij vegjetojnë në shtëpi dhe hanë bukë kot.
Sa i përket kësaj të fundit, ai edhe njëherë përsëriti faktin që Nita ka arritur kot deri në këtë pikë të lojës dhe se kur banorët nominojnë, emrin e saj nuk e përmendin sepse ajo nuk ekziston fare në shtëpi.
Duke folur me ironi, Nita tha se Ronaldo e zgjoi atë nga gjumi, ndërsa Luizi e ka mbajtur në shtëpi.
Luizi i tha Nitës se nuk i vë faj asaj për mendimet që ka brenda në shtëpi dhe se do e kuptoi jashtë rëndësinë e tij të vërtetë dhe do kuptoi që ka qenë ai, që e ka sjellë atë deri në këtë pikë të lojës.
Ky i fundit i tha Nitës të shkojë te burri.