Këngëtarja Ronela Hajati ka qenë gjithmone aktive në rrjetet sociale, por më së shumti gjatë këtyre ditëve në karantinë. Këngëtarja ka zhvilluar së fundmi një mini-intervistë me ndjekësit në rrjetin social ‘Instagram’.
Një ndër ndjekësit e ka pyetur Ronelën: Për çfarë je penduar në jetën tënde? Ndërsa këngërja nuk ka hezituar të përgjigjet duke thumbuar dhe ish-partnerin e saj Young Zerka. “Penduar jo… Thjesht unë bëj shumë për njerëzit që dua dhe s’para më kthehet siç e kam bërë. Pooor nuk e evitoj dot, po të kem diçka në dorë për ta bërë për dikë do e bëj”, shkruan ajo.
Ndërsa një tjetër ndjekës ishte kurioz të dijë nëse Ronela është e lidhur apo jo. “A je e lidhur?”, është pyetja që ndjekësi i drejton. “Jam e zgjidhur”, shkruan këngëtarja.
Kujtojmë që disa ditë më parë, këngëtarja nuk e uroi as për ditëlindje, ndërsa sot konfirmoi ndarjen nga Young Zerka.