Odise Roshi është kthyer në formë mjaft të mirë pas dëmtimit të rëndë që kishte pësuar kohë më parë. Ai shënoi me Kombëtaren fillimisht dhe pak ditë më vonë realizoi edhe një tjetër gol me Akhmat Groznin në Rusi, duke konfirmuar vazhdimësinë.
Në një prononcim për “RTSH Sport”, Roshi u shpreh se skuadra e tij nuk po kalon moment të mirë, por vetë Roshi ndihet mirë fizikisht. Sa i përket Kombëtares, mesfushori pranoi se një fitore në Turqi do të ishte një hap para për kualifikimin drejt Europianit.
“Për momentin ekipi im nuk po kalon formë të mirë dhe nuk po fitojmë nga disa ndeshje por nuk jemi jashtë objektivave. Tani duhet të shohim ndeshjen e ardhshme dhe nëse fitojmë jashtë, gjithçka është rregullt. Pas 7-8 muajsh jashtë u ktheva me dy gola radhazi dhe ndihem mirë e po luaj rregullisht.
Para 3 ,muajsh firmosa me ekipin ku jam dhe jam i fokusuar këtu. Nuk po mendoj skuadër të re apo diçka, thjesht jam i fokusuar ku jam.
Kombëtarja? Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme si një finale por matematikisht jemi në lojë dhe nëse fitojmë do të ishte shumë pozitive për Kombin shqiptar”, tha Roshi.