Ndërkohë, e ftuar në një emision në TV Klan, Rovena ka zbuluar se tashmë është në një lidhje dashurie.
E pyetur për dasmën e saj, Rovena është shprehur se për shkak të pandemisë coronavirus i është anuluar, por kjo nuk do të thotë që e ka anuluar komplet.
“E kam shtyrë që të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe”, është shprehur ajo.
Ndërkaq, artistja u shpreh se lidhja e dashurisë pretendon t’i përfundojë me plane serioze e martesë.