Moderatorja Roza Lati ka shpërndarë disa foto me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregu. Fotot janë bërë gjatë ekspozitës së tij “Fidem”, e cila ishte e hapur për publikun vitin e kaluar.
Pasi ka postuar një fotot të sajën me Gregun, Roza gjithashtu ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram edhe çfarë ka shkruar për të dhe punën e tij tek “Libri i përshtypjeve”. Roza shkruan se kishte gjetur veten e saj tek ekspozita pasi sipas saj koha është luksi më i madh që kanë njerëzit.
“Më pëlqen Fidem! Topi që është koha… gjithë shigjetat, tentativat për të kapur kohën…gjeta veten tek kjo pjesë. Muri-barrikadat që kemi…Ishte fantastike shija që më la koha…me atë shënjestrën e vogël.. Mendoj që luksi më i madh që kemi është koha. Kosha është shënjestra. E vlerësova galerinë duke u veshur dhe vetë me të bardha, e duke bërë një foto nën shënjestrën e syrit fotografik. Roza ishte këtu!,”- i ka shkruar Roza-Gregut.