Policia ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar në Lushnje. Bashkë me vëllain e tij, 21-vjeçari me iniciale E.T ka rrahur një burrë 54-vjeçar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe shtetasi E.T ka qëlluar me dorezë metalike 54-vjeçarin, i cili është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq për vëllain e të riut ka filluar proçedimi penal.
Postime te ngjashme
Add A Comment
