Një 37-vjeçar i dënuar më parë me 6 muaj burg pasi ka dhunuar nënën e tij është arrestuar ditën e sotme në Vlorë.
Gjithashtu kanë rënë në pranga edhe 3 drejtues mjetesh. Ata janë B. K., 40 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. K. M., 26 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
T. V., 42 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.