Policia e Vlorës ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.”
Në pranga ka përfunduar edhe një 56 vjeçar me iniciale I. A., banues në Vlorë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e nënës së tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.