Ndeshja mes Atalantës dhe Komos është shtyrë për shkak të një stuhie rrebeshi.
Sfida në “Gewiss Stadium” të Bergamos, e vlefshme për Seria A, supozohej të niste në 20:45.
Titullar është projektuar dhe Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares shqiptare.
Mbrojtësi është pikë kyçe në repartin difensiv, teksa u vendos të qëndrojë dhe pse ofertat për t’u larguar nuk munguan gjatë verës.
Reshjet nuk kanë pushtuar vetëm fushën, por dhe shkallët e stadiumit.
Kanë kaluar mbi 40 minuta nga orari zyrtar, kur duhet të fillonte gjithçka, teksa mbetet për t’u parë nëse do të krijohen kushtet për t’u zhvilluar ky takim i vlefshëm për javën e 5-të të kampionatit.