Moderatorja e njohur Dajana Shabani ditën e sotme ka vendosur t’iu bëj fansave një prezantim të përgjithshëm të jetës së saj.
Ajo ju ka prezanuar ndjekësve Dajanën “ e vërtetë”, atë jashtë filtrave të ekranit dhe kompromiseve që kërkon televizioni.
Këtë ka zgjedhur ta bëj në një postim në Instagram.
“‘Çkemi! Jam Dajana! E rritur pa e ditur kuptimin e fjalës “babi”. Që bëj mamin dhe babin për vajzën time (jo për fajin tim). Që nuk bëj kompromise sidomos me dinjitetin, e që nuk e lejoj të vuaj për dashuri…Që kam arritur gjithçka me forcat e mia, që bëj të “fortën” gjithmonë por ndihem keq kur v.ri.t.et një milingonë… Unë jam kjo, arrogante delirante ama e vërtetë! Dhe nuk më intereson fare për mendimin tuaj!”, ka rrëfyer moderatorja.