Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëfehet Dua Lipa: “Duhet të ikja në Londër për ëndrrën time”

23:49 / April 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dua lipa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke zhvilluar turneun e saj botërore, “Future Nostalgia”. Pas një sërë koncertesh të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo ka zbarkuar më në fund në Evropë dhe pritet ta përmbyllë turneun në fund të këtij viti në Australi.

Ajo në një intervistë të fundit me Rachel Martin të Morning Edition nga ndalesa e turneut të saj në Glasgow, foli për sukseset e saj në arenën ndërkombëtare, ku sigurisht nuk harroi të përmendte edhe periudhën kur jetoi në Kosovë.

Dua u shpreh se ishte adoleshente kur vendosi të ri-largohej nga Kosova, pas një kthimi që kishin bërë familja e saj kur ajo ishte 11 vjeçe. Lipa tha se e pati të pamundur nisjen e karrierës së saj në vendlindje, pasi ndjente se duhej të ndodhej në Londër, në mënyrë që të depërtonte në tregun e huaj.

“Kur jetoja në Kosovë nga mosha 11 deri në 15 vjeç, më pëlqente të merresha me muzikë, por thjesht ndihesha se nuk kishte asnjë mënyrë që të mund të depërtoja përmes zhurmës pa qenë në një vend ku gjithçka ndodhte. Ndihesha sikur duhej të isha në Londër për ta bërë realitet ëndrrën time. Kjo është ajo që ndjeva se duhej të bëja dhe ku duhej të isha”,- tha Lipa.

Ajo gjithashtu nuk u ndal pa treguar se sa i vështirë ishte transferimi nga Mbretëria e Bashkuar në Kosovë, në vitin 2009.

Pas kthimit të saj në Angli, bukuroshja me origjinë shqiptare nisi të ngjisë majat e suksesit me publikimin e disa projekteve muzikore që rezultuan të suksesshme, ku e para që i dha një shtysë të fortë drejt depërtimit ishte kënga “Be the one”.

Dua Lipa karriere Londer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.