Lidhur me vrasjen e Jurgen Kurtit në Tiranë ka folur nënë e një prej djemve të akuzuar për ngjarjen.
Olsi Qalliaj është akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Kurtit më 18 mars ndërkohë që nëna e tij Edlira ka mohuar këtë fakt duke shpresuar se ngjarja do të zbardhet sa më parë.
Gjatë një prononcimi për “News24” Edlira Qalliaj ka mohur përfshirjen e djalit të saj në vrasjen e Jurgen Kurtit, duke thënë se e vërteta duhet të zbardhet sa më parë. Teksa theksoi pafajsinë e djalit të saj, ajo tha se djali i saj nuk ka makinë.
“E vërteta do të dalë në shesh. Ato që kanë dalë janë një skandal, janë të pavërteta. Djali ka nëj xhaxha në Itali dhe një në Amerikë.Nuk është gjetur asnjë armë në shtëpi. Djali nuk ka makinë, nuk ka biznes nuk ka asgjë. Bashkëshorti është në emigracion. Kemi një dyqan të vogël, me atë ushqehemi. Nuk e besojmë që djali e ka bërë këtë gjë”, ka thënë ajo.
Deri më tani në lidhje me vrasjen e Kurtit janë arrestuar, Olsi Qalliaj, Elsi Levendi dhe Alesio Berberi, ndërsa është shpallur në kërkim Klodian Bane