Trashëgimtarja e Top Media, Sara Hoxha dhe Ledioni tërheqin gjithmonë
vëmendjen , rrjedhimisht edhe vogëlushi i tyre duket se ka marrë famë më shumë se të dy prindërit bashkë.
Sëfundmi Sara ka publikuar një foto në rrjetet sociale, me Londonin fare të vogël në krahë. Çfarë shkruhet poshtë, nuk është vetëm një rrëfim mbi vështirësitë e para, por edhe një thirrje sensibilizuese për shumicën. “Pesë javë më shpejt nga ç’e prisnim, London erdhi në këtë botë”, e ka nisur kështu shkrimin Sara.
“Deri në atë kohë, kisha lexuar me qindra libra dhe kisha parë video nga më të shumëllojshmet, por asgjë nuk më përgatiti për lindje të parakohshme”, ka vijuar edhe më tej trashëgimtarja e Top Channel, duke zbuluar se London kishte lindur nën peshë. “Edhe pse në pamundësi për ta ushqyer me gji, London provoi se është luftëtari më i fortë që njoh”, ka shkruar edhe më tej Hoxha.
Ajo ka treguar se çdo natë e monitoronin dhe kujdeseshin nëse kishte ose jo probleme me frymëmarrjen, e sipas Sarës i gjithë ky angazhim ia vlente çdo sekondë. Në kuadër të nëntorit, si muaji përfaqësuese i lindjeve të parakohshme, Sara bën thirrje: “Dhuroni një përqafim, vlerë monetare pranë qendrës më të afërt të lindjes ose bëni diçka, vetëm për t’i ndihmuar këto familje.”