Italia, ka shpërthimin e koronavirusit më të madh jashtë Kinës, i cili ka marrë 1266 jetë njerëzish dhe ka infektuar 15 mijë të tjerë. Mjekët në mbarë botën janë herojtë që po përballen drejtëpërdrejtë me sëmundjen e koronavirusit, ata shohin vuajtjet që përjetojnë pacientët e tyre.
Kështu është rasti i një mjekeje italiane, e cila me plot dhimbje, ka përshkruar momentet e fundit të pacientëve me koronavirus, duke thënë se këto momente do të mbeten, momentet më të vështira të jetës së tyre, pasi ata kanë parë se pacientët, kërkojnë që të flasin me të dashurit e tyre në telefon. Kjo është dëshira e tyre e fundit psai ata nuk mund t’i shohin për arsye se viruisi korona është ngjitës.
Doktoresha Francesca Cortellaro, nga spitali San Carlo Borromeo, në Milano, është një nga shumë pjestarët e stafit mjekësor në Itali që po përballet me luftën kundër koronavirusit.
Dr Cortellaro, i tha gazetës italiane Il Giornale: “Ju e dini se çfarë është më dramatike? Duke parë pacientët që vdesin vetëm, duke i dëgjuar ata ndërsa luten t’i themi lamtumirë fëmijëve të tyre dhe nipërve dhe mbesave”.
Dr Cortellaro ka shtuar se
pacientët e kuptojnë vetë kur janë në prag të vdekjes
“Kur ata do të vdesin, ata e kuptojnë se u ka ardhur koha.Ata janë të
kthjellët, nuk hyjnë në narkolepsi. Është sikur të ishin duke u mbytur, por me
kohën që kanë e kuptojnë atë,” tha ai.
Mjekja, tregoi se si një gjyshe
që po mjekonte kohët e fundit i kishte kërkuar asaj të shihte nipin e mbesës.
“Unë nxora telefonin dhe i thirra në video. Ata i thanë lamtumirë.Deri tani kam
një listë të gjatë të thirrjeve video. Unë e quaj atë një listë lamtumire.” -tha
ndër të tjerë mjekja.
Ndërkohë, Bergamo, në rajonin e Lombardisë në afërsi të Milano, është ndër qytetet italiane të prekur nga koronavirusi. Në Itali gjendja është kaotike pasi I gjithë vendi është izoluar.Varrezat janë mbyllur për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Të gjitha tubimet dhe ceremonitë, përfshirë dhe funeralet, janë të ndaluara. Ndërkohë numri i viktimave dhe të prekurve vijon të rritet.
Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.