Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rrëfimi i çuditshëm, Rama: Çifti i sapofejuar ndau çadrën në mes, tërmet brenda… nga ana tjetër ishin prindërit…

11:03 / March 7, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Maminas, ku është takuar me anëtarët e familjes Baruti, përfitues të bonusit të qirasë, pasi iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26-nëntorit. Kryeministri iu dha garanci se banesa e tyre do të ndërtohet, dhe se puna do të nisë në muajin maj. Gjatë bisedës nuk munguan as batutat e kryeministrit me të vegjëlit e familjes, që iu dha edhe porositë e tij. Një prej tyre, lidhej me faktin se shtëpitë e reja do të jenë të izoluara, duke evituar edhe zhurmat e papërshtatshme, ku nuk mungoi edhe një shembull i sjellë nga Rama, ku një çift i prekur nga tërmeti, të sapofejuar, ndanë çadrën në mes, ndërkohë që në pjesën tjetër të saj qëndronin prindërit e djalit.

Biseda në familjen Baruti:

Edi Rama: Hajde ulu ulu këtu…

Kryefamiljari: Ka rënë peshë e rëndë

Edi Rama: Tani për pesha të rënda jemi ne se për pesha të lehta…

Kryefamiljari: Hallall ta bëftë zoti

Edi Rama: Uluni uluni si në shtëpinë tuaj. E mirë qenka shtëpia. Shtëpia tjetër është e dëmtuar

Kryefamiljari: Ju falenderojmë shumë

Edi Rama: Tani si shtëpia jote s’ka, por kjo tani është e përkohshme, atë tjetrën do e bëjmë më të mirë se çe kishit.

Kryefamiljari: Ishim në shtëpi me djalin, dy pleqtë, tri nuse dhe dy kalamajtë

Edi Rama: Do e bëjmë tamam.

Kryefamiljari: Shumë faleminderit.

Edi Rama: Bashkia e Shijakut ka punuar në mënyrë shembullore, kemi projekte shumë të mira këtu. Të hënën dhe të martën do të hapet gara, brenda muajit do kemi rezultatet dhe në maj do nisë puna për ndërtimin e shtëpive. Hajde gëzuar, jepja mamit, shërbeji mamit (I jep gotën me lëng). Sa vjeç je ti?

Fëmija: 7

Edi Rama: A qenke më i madh se Zaho ti. Gjyshi ti kesh të gjithë me jetë. Me mësime si shkon?

Fëmija: Mirë

Edi Rama: Çfarë merr? 8,9?

Fëmija: 9

Edi Rama: Mos merr më 8 se më shkatërrove… Po ti?

Fëmija 2: Mirë

Edi Rama: Po flokët i ke si Cristiano Ronaldo

Fëmija 2: E kam të preferuar

Edi Rama: Po ti vete në shkollë?

Fëmija 2: Ëmhë

Edi Rama: Apo ëmhë…? Shihni mësimet se të tjerat i sheh mami me babin dhe ne. pa mësime s’keni ku të shkoni. Mos të jenë gratë në Shqipëri, burrat flasin me vete rrugëve.

Kryefamiljari: Po ça ti bëj më…

Edi Rama: Të falenderosh Zotin çdo ditë që e ke, jo po po. Ta bësh. Po i mirë ëëështë ë i urtë… e keni kolauduar marrëdhënien

Gruaja: Deri tani mirë kena ec.

Nusja: Shumë mirë kanë ec.

Edi Rama: Fjalë të mira po dëgjoj. Se vajta tek njëri unë, në çadër, kishin ndarë çadrën në mes. I thashë ça bën? Më tha, s’do pres tërmetin unë, unë u fejova kur ra tërmeti… tërmet brenda dmth. Kështu që edhe ju, do vijë i 15-i, i 16-i. (referuar nipave dhe stërnipave të familjes Baruti). Edhe shtëpia e re, do të jetë e izoluar që të mos dëgjohet zhurma e tërmetit nga dhoma tjetër.

Banori: Si e atij në çadër?

Edi Rama: Po si e atij. (qesh).

cader Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.