Investimet kanë treguar se bëjnë sukses, madje edhe në futboll. Prova më e mirë është skuadra dhe klubi i Kukësit, aty ku në një dekadë skuadra ka pësuar ndryshime të mëdha, në inbfrastrukturë sidomos, apo në sjelljet në fushë si dhe në menaxhim e financa. Që “përkthehet” edhe me sukses dhe trofe të fituara…
Safet Gjici si president te Kukësi ka bërë shumë, e madje e ka nisur me infrastrukturën, por edhe me një Kukës që gjithmonë synon trofe. Kukësi me Gjicin i ka provuar të gjithë, ndërsa këtë sezon po synon titullin kampion, për të dytën herë radhazi. Tashmë, Gjici edhe si kryebashkiak natyrisht që për një skuadër europiane kërkon që të ketë edhe një impiant në mënyrë që Kukës të mos endet si në dy sezonet e fundit.
Në një intervistë dhënë enkas për “Rtshsport”, Safet Gjici si kryebashkiak në Kukës, tashmë rrëfen për projektet edhe më të mëdha që ka për Kukësin e futbollit, skuadër që thuajse e ka ndërtuar vetë, e madje edhe si klub…
“Ekipi i Kukësit nuk është se nuk ka pasur traditë, por ka qenë në ligat inferiore pjesëmarrës për dekada me radhë. Kur u bëra pjesë e financimeve, ishim në të Dytën, kaluam në të Parën e pastaj në Superiore. Kukësi ka pasur traditë në mundje, duke sjellë edhe trofe kombëtar dhe jo vetëm. Arritëm që ta fusim në Superiore skuadrën, por edhe t’i japim tonin futbollist shqiptar. Për 9 vite, kemi qenë pjesëmarrës në Europë, por edhe trofe të rëndësishme, si titulli kampion, Kupa e Shqipërisë apo Superkupa. Kukësi tashmë është një ekip elitë me synime madhore çdo sezon. Tashmë edhe Kukësi ka emrin dhe fanellën e vet”.
Infrastruktura
Staidumi është padyshim një tjetër dhuratë për Kukësin e futbollit dhe kuksianet. “Duhet që të falënderojmë Qeverinë shqiptare dhe FSHF-në, sepse është një investim madhor. Kukësi është i vogël në aspektin e popullsisë dhe e meritonte një investim të tillë për futbollin. Për të luajtur edhe në Europë apo Champions ku do të jemi pjesëmarrës. Pas përfundimit të stadiumit, shtëpia e Kukësit është e sigurt në futboll. Nëse luanim në stadium tonë, do ishim 10 pikë larg vendit të dytë. Të luash në Kukës është ndryshe si t’i bësh ndeshjet e shtëpisë, në Lushnjë, Elbasan, Tiranë apo diku tjetër…Tifozët kuksian kanë treguar se janë një forcë e madhe për Kukësin.”
Synimet
“Në vitin e parë patëm kritika dhe shumë analistë thoshin se ashtu siç erdhi do të dali skuadra e Kukësit! Por, ne në vitin e parë arritëm që të kapnim Europën që në vitin e parë. Kemi një menaxhim të shkëlqyer, do tregojmë karakter e forcë dhe do synojmë titullin. Punimet po ecin mjaft shpejt dhe mjaft mirë, ndoshta festojmë titullin në shtëpinë tonë, mund të jetë koiçidencë e bukur. Kemi si synim që të bëjmë stadiumin dhe më pas fushën e stërvitjes. Duam që të fillojmë punën edhe me Akademinë. Madje, jo vetëm me lojtarë nga Kukësi, por edhe Hasi, Tropoja, Prizreni, zonat përreth e Gjakova. Ka shumë kuksiane që jetojnë në Tiranë, do t’i krijojmë kushtet dhe t’i afrojmë këtu në shtëpinë e tyre. Do të ishte shumë mirë ky projekt ”.
Trajnerët
“Në futboll ka raste kur trajnerëve nuk u ecën, apo nuk përshtaten siç duhet me lojtarët dhe ekipin. Në të tilla kushte jemi të detyruar që të bëjmë lëvizje, pastaj edhe Kukësi ka synime madhore, dhe vetë objektivi që kemi nuk detyron që të presësh gjatë. Në përgjithësi kur kam ndryshuar trajnerët jam matur mirë. E prisja që ekipi të vinte, ndoshta ka pasur kritika për trajnerin, por në të vërtetë kemi rritje. U afruan edhe lojtarë si Abazaj e Gavazaj dhe tashmë jemi në formë, ndonëse pres më shumë. Nuk duhet që të kalojmë në eufori, të mbajmë ritmin dhe të vazhdojmë që të punojmë drejt realizimit të objektivit.”
Pritshmëritë
“Pres nga ky grup që pas fazës përgatitore, Kukësi do të jetë shumë më i fortë edhe për atë që thash më sipër. Ka kapacitet dhe lojtarë, por dihet që erdhën pak me vonesë. Lojtarët janë aty, duhet pak kohë dhe me punë besoj se do të jemi në krye. Kam besuar se me ata djem, me atë eksperiencë që kanë do të bëjnë më të mirën. Kërkoj nga stafi dhe lojtarët të mos kenë eufori. Të jenë të përqendruar dhe të japin më të mirën. Kam objektiv afatshkurtër të fitojmë titullin, do na shijojë shumë sepse tëra ndeshjet i luajmë jashtë. Janë investuar shumë…Dua që të prekim grupet në Europë, sepse e kemi provuar dhe tentuar shumë vite. Them që Kukësi këtë vit ka kapacitete shumë të mëdha që të shkojë larg në Superiore dhe Europë”.
Mbresat
Gjici flet edhe për mbresat në këtë periudhë prej një dekade që financon skuadrën verilindore. “Viti i parë në Superiore dhe hera e parë në Europë më ka lënë shumë mbresa. U hapëm rrugë ekipeve shqiptare për të kaluar ture, sepse shkuam në turin e katërt që në pjesëmarrjen e parë! Pastaj Korça dhe Tan Takaj tentuan dhe ja dolën që të shkojnë në grupe”.
Lojtari më i mirë
“Ai që bën gola për mua, mendoj se Pero Pejiç është ai që më pëlqen më shumë dhe që më ka bërë përshtypje. Ka pasur edhe të tjerë, por Pero rrallë vjen në Shqipëri”.
Zhgënjmet
Natyrisht, që Gjiçi ka pasur edhe zhgënjime në drejtimin e skuadrës. “Sporti ka shpenzime të mëdha, por ndeshja me Sherifin më ka zhgënjyer shumë. E kishim në lojë dorën, por futbolli të ndëshkon kur nuk e pret. Humbëm shumë raste në atë ndeshje…”.
Trajneri më i mirë
“Cungu me Starovën dhanë rezultat shumë të mirë që la mbresa në Kukës dhe futbollin shqiptar. Edhe tani do të ishte një dyshe që do të bënte punë. Por, të gjithë trajnerët kanë pasur komoditetin më të madh. Jo më kot të gjithë duan të vijnë te Kukësi”.
Ndërhyrjet
Gjici shoesh është akuzuar edhe për ndërhyrje, qoftë nën zë nga trajnerë që kanë enë pjesë e Kukësit, apo dhe lojtarë. Por, kur e pyet se sa të vërteta janë, batuta nuk mungon: “Ka pasur herë që shkoja në çdo ndeshje te ekipi i karikoja dhe në 90 e ca përqind të ndeshjeve ne kemi fituar ndeshjet. Kur shkoj thonë pse unë shkojë, kur nuk shkoj thonë ku është presidenti??! Keq të shkosh, e keq mos të shkosh”, – tha Gjici në fund të intervistës së tij.
